Site icon Telegrafi

Zyrtare: Djajtë e Kuq blindojnë Lingardin, kontratë e re deri më 2021 me 100 mijë funte në javë

Jesse Lingard ka nënshkruar një kontratë të re katërvjeçare me Manchester United, në një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë prek 100 mijë funteve në javë.

Kontrata paraardhëse e anësorit anglez skadonte në verën e vitit 2018, por Unitedi kanë lëvizur për të lidhë atë me klubin deri në 2021.

Lingard në paketën financiare të ofruar nga Djajtë e Kuq do fryj xhepin e tij një total prej gati 21 milionë funte gjatë katër viteve të ardhshme.

Lexo po ashtu Supergoli i Lingardit dyfishon epërsinë e Djajve të Kuq (Video)

Të dy palët kishin nisur më parë negociatat e një marrëveshje në vjeshtën e kaluar dhe skuadra e Jose Mourinhos ishin të etur për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Lingard para sezonit 2016-17.

Sulmuesi anglez deri më tani ka bërë 70 paraqitje për klubin, duke përfshirë 29 paraqitje në sezonin aktual.

Lingard ka qenë në Old Trafford që nga bashkimi me akademinë e të rinjve në moshën shtatë vjeçare, dhe ishte anëtar i ekipit fitues të Kupës FA për të rinj në vitin 2011, ku luajtën edhe Paul Pogba, Michael Keane, Ravel Morrison dhe Sam Johnstone.

Lexo po ashtu Një ëndërr e bërë realitet-Nga fëmijë me fanellë të United, tani gol në finale dhe ngritë trofe me këtë skuadër (Foto/Video)

Pas huazimeve te Leicester, Birmingham dhe Brighton, Lingard bëri debutimin e tij te United në gusht të vitit 2014, por zgjati vetëm 25 minuta pasi pësoi një dëmtimi të rëndë në gju që e mbajti atë jashtë veprimit për gjashtë muaj.

Ylli i ri anglez gjithashtu ka luajtur edhe katër herë për kombëtaren e Anglisë nën drejtimin e Sam Allardyce dhe Gareth Southgate. /Telegrafi/

Lingard duke hedhur të zezën mbi të bardhë..
Exit mobile version