Telegrafi

‘Djajtë e Kuq’ assesi të krijojnë ecuri pozitive, Crystal Palace ua shkakton humbjen e katërt

Manchester United ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Crystal Palaves me rezultat 1-0 në kuadër të javës së shtatë të Ligës Premier.

Në start dy skuadrat kishin nga një rast, por që nuk arritën të shënonin.

Goli erdhi në minutën e 27-të, kur Joachim Andersen gjeti rrjetën për 1-0.

https://twitter.com/JJLeslie_/status/1708141356755923235

Manchester United iu afrua golit dy herë në këtë pjesëlojë me Casmiron, por që ky i fundit nuk ia arriti të shënojë.

Edhe pse në pjesën e dytë Djajtë e Kuq tentuan në të gjitha mënyrën të barazonin rezultatin, nuk arritën të shënonin.

Me këtë humbje Manchester United mbetet në vendin e 10-të me 9 pikë të tubuara, ndërsa Crystal tani ka dy pikë më shumë se sa Djajtë e Kuq dhe mban vendin e 9-të. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore