Telegrafi

Dizajni i ri I Facebook sjell disa “News Feeds”

Para ngjarjes së paralajmëruar për të enjten, Facebook besohet se ka bërë gati edhe fotografitë të cilat do të jenë më të mëdha, si dhe reklama të bazuara në fotografi.

Mashable e ka kontaktuar rrjetin social, mirëpo komenti i Facebook thotë se “nuk i komenton thashethemet apo spekulimet e ndryshme”.

Nëse raportet mediale dalin të jenë të sakta, opsionet për zgjedhjen e postimeve që shfaqen në Neës Feed do të vendosen në maje të faqes, dhe me këtë Facebook do tu mundësojë reklamuesve të zgjedhin segmente dhe interese specifike të përdoruesve të saj. / Telegrafi /