Telegrafi

“Ditët e Shqiptarit” në Gjakovë

Gjakova do shndërrohet në skenë të hapur arti.

Qyteti i kulturës, por jo vetëm, për dy fundjava do të jetë qendra e kulturës shqiptare: muzikë, ushqime tradicionale e shumë aktivitete të tjera.

Nga 25 deri më 28 Korrik dhe nga 1 deri më 4 Gusht, nëse dikush mungon do të pendohet shumë. 15 koncerte dhe shumë folës – figura të suksesshme shqiptare në ambiente të ndryshme të qytetit.

Do shfaqen filma e do të ketë poezi. Vishu dhe festo shqip në Çarshi të Vjetër dhe te Parku “Ali Podrimja” dhe vizito vendet më të bukura me histori shumëvjeçare.

Në këto ditë performojnë: Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Dren Abazi, Shpat Deda, Nezafete Shala, Offchestra, Ethnically Plugged, Edona Reshitaj, Grupi NA dhe shumë të tjetër.

“Ditët e Shqiptarit” organizohen nga Fondacioni për Gjakovën.