Në Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të Njeriut, Komuna e Gjilanit ka dhuruar 233 dhurata për fëmijët jetim.
Këtë e ka bërë të ditur udhëheqësi i sektorit për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, i cili theksoi se sot së bashku me kryetarin Hyseni, kanë pritur në takim Asamblenë e Fëmijëve në objektin e komunës.
Sipas Foniqit, të njëjtit e njoftuan Kryetarin lidhur me raportin e punës, si dhe shqetësimet që kishin në lidhje me përmirësimin e kushteve dhe zhvillimin e komunitetit.
“Ky takim ofroi mundësinë për të diskutuar sfidat dhe mundësitë për avancimin e të drejtave të njeriut në nivel lokal”, tha Foniqi.
Ndërsa, kryetari Hyseni shprehu angazhimin e tij të plotë për t’iu përgjigjur këtyre shqetësimeve dhe premtoi mbështetje të mëtejshme në trajtimin e çështjeve që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.
Lanika Isufi, në emër të Asamblesë të Fëmijëve shprehu falënderim dhe e vlerësoi këtë gjest të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/