Site icon Telegrafi

Dita e Trepçës në garën evropiane

Sot (e martë), Trepça zhvillon njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në vitet e fundit.

Mitrovicasit për herë të parë do të marrin pjesë në kualifikimet e FIBA Europe Cup, ku janë organizator të Grupit A.

Mitrovicasit nga ora 20:00 do të përballen me Gottingen, në çerekfinale, kurse nëse depërtojnë në gjysmëfinale do të ndeshen me Sportingun e Lisbonës.

Takimi i parë çerekfinal është Petrolina AEK-Thor nga ora 17:00. Të mërkurën zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, ndërsa të premten finalja e madhe, ku do të mësohet se, kush do të kualifikohet në grupet e FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit shpresojnë që me ndihmën e publikut të zjarrtë do të kenë paraqitje të mirë në garat evropiane, ndërsa interesimi për këtë ngjarje në qytetin e Mitrovicës është i madh.

Kjo është hera e parë që do të zhvillohet një ngjarje e tillë në Mitrovicë dhe kjo është pjesëmarrja e parë e mitrovicasve në FIBA Europe Cup.

Exit mobile version