Site icon Telegrafi

Dita e të Drejtave të Njeriut: Historiku, kryefjala e 2020-s dhe thënie të famshme

Si u vendos Dita e të Drejtave të Njeriut

10 Dhjetori u vendos si Dita e të Drejtave të Njeriut, në nder të miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, më 10 dhjetor 1948.

Deklarata u bë shpallja e parë globale e të drejtave të njeriut dhe një nga arritjet më të mëdha të Kombeve të Bashkuara.

Dita e rëndësishme zakonisht shënohet nga konferenca dhe takime politike të nivelit të lartë si edhe ngjarje dhe ekspozita kulturore që trajtojnë çështje të të drejtave të njeriut.

Përpos kësaj, 10 dhjetori është edhe dita kur shpallet Çmimi Nobel për Paqen.

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është në dispozicion në më shumë se 500 gjuhë dhe është dokumenti më i përkthyer në botë.

Eleanor Roosevelt duke mbajtur një poster të Deklaratës për të Drejtat e Njeriut

Kryefjala e këtij viti

“Shërohu më mirë – ngrihu për të drejtat e njeriut” është tema e këtij viti. Qëllimi është që të gjithë partnerët dhe qeveritë të angazhohen për një veprim transformues.

Këtë vit, dita i dedikohet pasojave shkatërruese të pandemisë së COVID-19 te njerëzit, fëmijët dhe gratë e paprivilegjuara.

“Nelson Mandela, një avokat kryesor i ‘idealit të përbashkët’ të përcaktuar nga Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut në 1948-n, deklaroi se ‘të mohosh njerëzit të drejtat e tyre njerëzore do të thotë të sfidosh vetë njerëzimin e tyre’.” – Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s.

Thënie të famshme

“Jepi çdo qenieje njerëzore të drejtat që pretendon për veten.” – Robert Green Ingersoll.

“Ruajtja e të drejtave të të tjerëve është fundi më fisnik dhe i bukur i një qenieje njerëzore.” – Khalil Gibran.

“Të drejtat e çdo njeriu zvogëlohen kur kërcënohen të drejtat e një tjetri.” – John F. Kennedy.

“Liria do të thotë epërsi e të drejtave të njeriut kudo.” – Theodore Roosevelt.

“Të drejtat e njeriut nuk shkelen vetëm nga terrorizmi, shtypja ose vrasja, por edhe nga strukturat e padrejta ekonomike që krijojnë pabarazi të mëdha.” – Papa Françesku.

Burimet: UNESCO, UNDP

Exit mobile version