Gjatë 24 orëve të fundit, 7,802 raste të reja të coronavirusit janë regjistruar në Serbi.
Gjithashtu është bërë e ditur se 61 pacientë kanë ndërruar jetë, raporton b92.
Tani 7,726 persona gjenden në spitale, 288 prej të cilëve janë në aparate për frymëmarrje.
Një total prej 199,158 rastesh me coronavirus janë regjistruar në shtetin serb që nga fillimi i epidemisë.
Ndryshe, raportohet se 1,765 kanë vdekur si pasojë e virusit. /Telegrafi/