Prishtina do të zhvillojë sot (e marte) një ndeshje tejet jetike për historinë e klubit, e përballë e ka Ferncvarosin.
Ndeshja që fillon ën ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Groupama Arena” në Budapest.
Bardhëekaltrit do të shpresojnë që të marrin një rezultat pozitiv ndaj skuadrës nga Hungaria, e që takimi do të jetë aspak i lehtë.
Prishtina ka analizuar në detaje kundërshtarin e tyre dhe do të tentojë të godasin në pikën e dobët, për të marrë fitoren.
Sot do të luajë edhe Shkëndija që takohet me Muran e Sllovenisë nga ora 20:00, derisa ne shpresojmë që të dy skuadrat shqiptare të kalojnë tutje. /Telegrafi/