Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me kabinetin qeveritar, përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kanë bërë homazhe tek përmendorja e Dëshmorëve në Vushtrri.
Homazhe janë bërë edhe tek përmendorja e Martirëve dhe në Kompleksin e Dëshmorëve të Kombit në Bletaj, shkruan Telegrafi.
Pastaj, në kuadër të kësaj dite u mbajt një akademi solemne, e më pas ishte një program i pasur artistik me këngë popullor nga ansambli “Hasan Prishtina” dhe vallet popullore nga nxënësit e shkollës SHMU-2.
“Në këtë përvjetor të Pavarësisë, përmes një ekspozite me fotografi u rikthye në kujtesën tonë Vushtrria e vjetër, ku mjeshtërisht u ekspozuan fotografitë e realizuara ndër vite nga fotografi vushtrrias Nesim Ispahiu, ndërsa ekspozita është kuruar nga drejtoresha e Muzeut të Vushtrrisë, Shukrane Begu”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/