Site icon Telegrafi

Dita e ndeshjes: Kosova nikoqire e Francës për duelin e rëndësishëm në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall do të takohet sot (e premte) ndaj Francës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2026. 

Kampi dardan ishte grumbulluar disa ditë më parë, ku kishin bërë përgatitjet e nevojshme për duelin që do të zhvillohet në kryeqytet. 

Përzgjedhësi Agon Ramadani ka punuar këto ditë me futbollistët e ftuar dhe pret që të zhvillojnë një ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari të fortë. 

Kujtojmë se deri më tani Kosova numëron 3 pikë pas dy ndeshjeve të para, pasi ka mposhtur Bullgarinë dhe ka pësuar disfatë nga Gjeorgjia në udhëtim. 

Franca në ndërkohë ka grumbulluar pikët e plota nga dy takimet e para dhe padyshim do të jetë një kundërshtar tejet i papërshtatshëm për djelmoshat tanë. 

Ky takim do të zhvillohet në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00./Telegrafi/ 

Exit mobile version