Edhe shumë ndeshje interesante do të zhvillohen në turneun IEM Cologne, i cili po mbahet në qytetin Koln të Gjermanisë, ku ekipet po garojnë për një grup çmimesh rreth 1 milion dollarë.
Disa nga ekipet të cilat takohen në ‘Lower Bracket’ do të eliminohen sot nga turneu, ku edhe është dita e fundit e fazës së grupeve, ndërsa do të zhvillohen edhe ndeshje vendimtare ku ekipet fituese do të kalojnë në gjysmëfinale.
Ekipi i Na’Vi do të takohet me ekipin spanjoll, Movistar Riders, të cilët po tregojnë formë fantastike së fundmi, ndërsa ekipi Astralis do të takohet me ekipin numër një në botë FaZe për një vend në gjysmëfinale.
Last day of the group stage! #IEM
12:30 CEST@C9CSGO vs @TeamLiquidCS @Team__Spirit vs @FURIA
16:00@mousesports vs @NIPCS @natusvincere vs @Movistar_Riders
19:00
Winners of the 12:30 matches@FaZeClan vs @AstralisCS🅰️https://t.co/855hMZUIST
🅱️https://t.co/YTQexuLupl pic.twitter.com/hy9NCEqvJr— Intel® Extreme Masters (@IEM) July 10, 2022
Ndeshjet do të fillojnë nga ora 12:30, dhe do të zhvillohen në formatin ‘Bo3’, me transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin zyrtar të ESL, në platformën Twitch.
Më poshtë e gjeni orarin e ndeshjeve të cilat do të zhvillohen sot ( e diel) në kuadër të IEM Cologne:
12:30 Liquid – Cloud9
12:30 FURIA – Spirit
16:00 MOUZ – NIP
16:00 Na’Vi – Movistar Riders
19:30 Astralis – FaZe
/Telegrafi/