Telegrafi

Dita e dytë që Ronaldo nuk paraqitet te Unitedi – portugezi i monitoruar nga disa klube

Cristiano Ronaldo do të mungojë sërish në stërvitjet parasezonale të Manchester United, pasi dyshimet për të ardhmen e tij rriten.

Portugezi nuk u paraqit për stërvitjet parasezonale të hënën në mëngjes për shkak të ‘arsyeve familjare’ – me superyllin që i kishte thënë klubit të shtunën se dëshiron të largohet këtë verë.

Dhe sipas The Athletic, 37-vjeçari nuk do të jetë i pranishëm as të martën për ‘arsye familjare’.

Lexo po ashtu A po ndodhë befasia më çmendur e këtij afati kalimtar: Mendes kontakton Barcelonën për Ronaldon

Mediumi shton se është e paqartë se kur pesë herë fituesi i Topit të Artë do të fillojë stërvitjen parasezonale me Djajtë e Kuq – një faktor që mund të jetë i ndërlikuar duke marrë parasysh se skuadra do të fluturojë në Tajlandë dhe Australi për turneun e tyre parasezonal të premten.

Me të ardhmen e Ronaldos gjithnjë e më në dyshim, disa klube po kërkojnë ta sjellin superyllin portugez në klubin e tyre.

Lexo po ashtu Chelsea refuzon transferimin e Ronaldos – Tuchel ka arsye për këtë

Chelsea, Bayern Munich dhe Napoli janë duke monitoruar situatën e numrit 7 teksa planifikojnë biznesin e tyre veror përpara mbylljes së afatit të transferimeve. Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly thuhet se u takua me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes muajin e kaluar, ku një lëvizje në Stamford Bridge ishte ndër temat që ata diskutuan.

Ronaldo u ka thënë Djajve të Kuq se dëshiron të largohet këtë verë nëse ata marrin një ofertë të përshtatshme mes shqetësimeve të tij se United nuk po ecën përpara mjaft shpejt.

Siç shpjegoi më tej Sportsmail, 37-vjeçari ka ende një afinitet për klubin, por në këtë fazë të karrierës së tij, ai dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe nuk e sheh atë të ndodhë në Old Trafford. /Telegrafi/