Telegrafi

Dita Digjitale e Kosovës

Çelik Nimani, një prej motorëve të zhvillimit të skenës së startups dhe ndërmarrësisë në Kosovë, hapi ngjarjen duke vënë theks disa prej trendeve të këtij viti në Kosovë, si penetrimin e internetit në 71%, vazhdimin e dominimit të Facebook, numrin e përdoruesve të telefonisë mobile që ka arritur në 1,500,000, ndërsa tregoi edhe disa detaje mbi kompani të reja që ja vlen të përcillen si scards.com, solaborate.com, Appsix e Netsix dhe Bumerang e Sugar.

Gezim Begolli e Gentian Lluka, në cilësinë e organizatorëve treguan mbi HTTPool e Telegrafi.com, duke u fokusuar në fuqitë e reklamimit që kanë të dyja, ku Telegrafi natyrisht se ka qenë ka here aktiv në Kosovë në implementimin e zgjidhjeve për marketing online që mund të përcillet në detaje të shumta nga klienti, e së fundi asaj iu bashkua edhe dega e HTTPool në Kosovë. “Trendet mobile janë të jashtëzakonshme, ku vetëm në telegraf kemi mbi 1.8 milion vizita në muaj” u shpreh Gentian Lluka, duke theksuar trendin e rritjes së mobile në Kosovë. Në anën tjetër Gezim Begolli shfaqi disa prej veçorive unike që ofron HTTPool, ku sot klienti ka mundësinë që prej një baze të shpërndaj reklamen tek shum publikues dhe të targetoj audiencë të gjerë në të njëjtën kohë.

Bëhu pjesë e trendit global – Alban Kastrati

Eksperti i Marketingut & PR’it, Alban Kastrati ishte prezantuesi i parë në kuadër të Digital Day, që solli disa detaje shumë intersante duke u fokusuar në shpalosjen e disa statistikave zyrtare edhe mbi vet klientët e operatorit IPKO dhe produktet e ndryshme që janë zhvilluar edhe për të shërbyer klientët në rrjete sociale. “Sot një brend nuk është më diçka që formohet duke ju treguar konsumatorëve, në fakt është brendi që formohet në bazë të asaj se çfarë thonë konsumatorët mes vete” theksoi Albani, duke shtuar se trend në rritje është edhe prania e bizneseve digjitale nga Kosova, duke përmendur emra si pishpiriku, haluci, skendermen, scards e solaborate.

“Statistikat tregojnë se Kosovarët kalojnë më shumë se 2.5 orë në ditë në internet, ndërsa prej statistikave tjera që po i shpalosim për here të parë sot, rreth 25% e konsumatorëve tanë kanë telefon të mençur, ku iOS dominon, ndërsa Android është shumë afër” tha Kastrati, kurse shtoi se për kurozitet sot ka më shumë telefona të mençur sesa brusha të dhëmëve në treg global.

Bianca Vlaston – Ndiqni konsumatorët tuaj

Bianca Vlaston, menaxhere pranë HTTPool Group, e cila ka një përvojë të gjerë me menaxxhim të buxheteve millionëshe për brende e kompani të mëdha është shprehur se tregu mobil dhe ai social janë në fakt binjak, dhe nëse shikohen statistikat këto të dyja janë duke u zhvilluar paralele. “Brendet që janë të pranishme në rrjete sociale, në fakt janë publikuesit e rinj që po sjellin vazhdimisht përmbajtje, në cilëndo platformë e në çfarëdo forme, duke filluar prej shkrimeve e postimeve deri tek aplikacionet e veçanta që po zhvillojnë për brendin e tyre në rrjete sociale” u shpreh Vlaston.

“Ne jemi Generata C, të cilën Nielsen e ka kategorizuar si gjenerata e lidhur, që dëshiron të nisë biseda, që krijon përmbajtje dhe që ngjall komunitete”, u shpreh Bianca duke thënë se brendet që sot nuk janë pranë këtyre njerëzve janë duke humbur shumë dhe veçse janë duke humbur betejën.

Darko Dujic – Bëjë uebin të punojë…

Darko Dujic, Google Business Development për gjashtë regjione të Adriatikut, përfshi Kosovën dhe Shqipërinë, ishte prezantuesi kryesor të cilin e mirëpritën rreth 200 pjesëmarrës, dhe i cili prezantimin e tij e fokusoi në atë sesi mund të kthehet webi në shërbim të biznesit. “Ka pasur të tillë që kanë refuzuar inovacionin, madje kanë thënë se duhet mbyllur edhe zyrat e patentimit pasi që çdo gjë është zbuluar në periudha të caktuara kohore, por shikone sot industrinë se sa gjëra janë zhvilluar pasi që revolucioni nuk është ndalur” u shpreh Darko, duke shtuar se sot industria është bërë aq dinamike dhe aq revolucionare sa që 1 vit zhvillimi në produkte të internetit është e barabartë me 5 vite zhvillimi që investohen për TV industrinë.

“Sot nuk jeni prapa konkurrencës, as prapa teknologjisë por jeni prapa konsumatorit” tha ai duke cituar Rishad Tobaccowala nga kompania Vivaki, kurse prezantoi edhe një shembull të asaj sesi është rritur kërkimi për Client Eastwood gjatë Superbowl në nivele rekorde, vetëm pasi ai ishte prezent në njërën prej reklamave të prezantuar nga Chrysler.

Sipas Darkos, sot konsumatorët mesatarisht shikojnë 10.2 burime të informacioneve para se të bëjnë hapin drejt blerjes, kurse ofroi edhe shembuj konkrete sesi eksperienca e konsumatorëve ka ndryshuar rrënjësisht duke ngritur mesataren e pajisjeve/ekraneve që përdor një klient gjatë ditës në rreth 4 sosh.

“Kosova nuk dallon prej vendeve tjera, në çfarëdo forme. Statistikat dhe të dhënat e vërtetojnë këtë, prandaj e tëra çka mbetet është të punohet dhe të ofrohet përmbajtje drejt internetit, me apo pa teknologji të Google” tha Darko. “Nëse shikojmë statistikat e pëdorimit të internetit brenda popullësisë shohiim se Kosova qëndron mirë, dhe është para Turqisë e pas Sllovenisë, duke ofruar shenja se bëhet fjalë për një shtet në zhvillim e sipër”.

Darko në fund tregoi se Google Chrome është bërë së fundi shfletuesi numër një në rajonin e Ballkanit, dhe tregoi se Google Albania ka përfituar domenin e vet në fund të vitit 2012, në po të njëjtin vit që edhe Sllovenia ka marr domenin e vet, e shtoi se shenja premtuese ka edhe për Kosovën por duhet punë më shumë, pa marr parasysh politikën.

Dita Digjitale – Digital Day u mundësua nga Telegrafi dhe HTTPool Kosova, nën përkrahjen e sponzorit general IPKO Telecom dhe sponsorëve tjerë IPKO Foundation dhe Hotel Emerald. Sponsor medial ishin koha.net, indeksonline.net, gazetaexpress.com, zeri.info dhe digjitale.com/ Digjitale