Site icon Telegrafi

Dita Botërore e Ujit në GALERIA Shopping Mall

Më 22 mars, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Ujit, GALERIA Shopping Mall realizoi një shpërndarje të veçantë uji në bashkëpunim me Korporatën Rugove.

Ky aktivitet kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e ruajtjes dhe përdorimit të ujit, një nga burimet më të çmuara natyrore.

Gjatë kësaj dite speciale, vizitorët e qendrës tregtare patën mundësinë të shijonin ujë të pastër dhe cilësor, i shpërndarë falas.

Korporata Rugove ofroi mbështetje të plotë për realizimin e kësaj nisme, duke siguruar ujë të freskët dhe të sigurt për konsum.

Ky aktivitet shënoi një moment të veçantë për të festuar Ditën e Ujit, duke dërguar një mesazh të fuqishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

Uji është jeta, dhe kujdesi për të është përgjegjësia jonë e përbashkët.

GALERIA e dëshirave tuaja!

Exit mobile version