Telegrafi

Diskutohet e ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) së bashku me Klubin e Prodhuesve të Kosovës (KPK) organizojnë konferencën “E ardhmja dhe sfidat e energjisë së ripërtërishme në Kosovë”.

Kjo konferencë do të adresoi temat të cilat ndikojnë në të ardhmen e energjisë së ripërtërishme dhe zhvillimin e këtij sektori.

Gjatë konferencës do të diskutohet për tarifat nxitëse, si një ndër stimujt kryesorë të investimit në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme.

Të pranishëm do të jenë zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji, përfaqësues nga Shoqata për Energji të Ripërtërishme e Kosovës si dhe përfaqësues nga institucionet financiare vendore dhe ato ndërkombëtare