Site icon Telegrafi

Disiplina e re sportive “Mermaiding” – si të notosh si një sirenë

Një sport që po zhvillohet me shpejtësi në të gjithë botën

Një duzinë të rinjsh të veshur si sirena argëtohen në një pishinë në Johanesburg, duke imituar lëvizjen e krijesave mistike të detit.

Përpara zhytjes, secili nxënës tërheq një bisht të bërë prej pëlhure me ngjyra të ndezura. Pjesëmarrësit janë nga 13 deri në 40 vjeç. Mes tyre ka një mësues shkolle, një instruktore joge, madje edhe një kontabilist.

“Është shumë argëtuese. Është palestër, argëtim, ëndërrim, terapi – por mbi të gjitha – “Mermaiding” është një sport”, thotë instruktorja Izel Nair.

Në ujë, notuesit valëvitin lart e poshtë pishinës, duke përsosur lëvizjet e delfinëve ose duke praktikuar ‘sculling’ – lëvizjet e duarve që përdoren edhe në notin sinkron.

“Notojmë me teknikën e delfinëve dhe përdorim ‘sculling’, më pas i bashkojmë të gjitha dhe kryejmë një sërë lëvizjesh”, shpjegon Nair.

Për të notuar si një sirenë kërkon një teknikë, pak aftësi për të mbajtur frymën dhe dashuri për kostumet.

Nën ujë, pjesëmarrësit përpiqen të bëjnë një rrotullim gracioz mbrapsht.

Nadja Walker, një tjetër instruktore ‘sirenë’ nga bota e notit të sinkronizuar, thotë se të dyja sportet kanë shumë të përbashkëta dhe se ka kthesa, disa metoda dhe aktivitete ngrohjeje që bëhen vijnë nga noti.

Shkolla shpreson të dërgojë të paktën një konkurrent në Kampionatin Botëror të sirenave në vitin e ardhshëm në Kinë dhe se një ditë disiplina do të bëhet një sport olimpik. /Telegrafi/

Exit mobile version