Site icon Telegrafi

Disa zona të rajonit të Prishtinës mbesin pa ujë të pijes

Kompania Rrajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se disa zona në rajonin e Prishtinës sot kanë mbetur pa ujë të pijes.

Furnizmi me ujë është ndërprerë në Bresje, një pjesë e Fushë Kosovës, Vragoli, Bardhi i Madh.

Deri te ndërprerja e furnizimit me ujë ka ardhur për shkak të dëmtimit të kabllos që furnizon me energji elektrike objektin e trajtimit ‘KRONI’.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, zonat e prekura do të mbeten pa furnizim me ujë deri në rregullimin e problemit, pa bërë të ditur se kur mund të vijë deri te sanimi. /Telegrafi/

Exit mobile version