Të paktën 17 persona u lënduan, njëri prej tyre në gjendje kritike, kur një elefant “humbi gjakftohtësinë” gjatë një festivali vjetor në lagjen Malappuram të Keralas, Indi, mbrëmë vonë.
Sipas mediave të huaja, pamjet tregojnë të paktën pesë elefantë të stolisur në festival ndërsa njerëzit në turmë përpiqeshin t’i filmonin, përcjell Telegrafi.
Papritur, njëri prej tyre “shqetësohet” dhe futet në turmë ndërsa “kujdestari” përpiqet ta kontrollojë atë.
Ky elefant, i quajtur Pakkathu Sreekuttan, shihet më pas duke ngritur një njeri dhe duke e tundur në ajër përpara se ta flakte larg.
Here we go again, another elephant that has lost it because of abuse, stress, trauma… When will they learn?
Tirur, Malappuram district of Kerala pic.twitter.com/8cQs0zQ74c
— Christina (@CWitvrouwen) January 8, 2025
Sipas raportimeve, gjendja e burrit është kritike dhe ai po trajtohet në një spital në Kotakkal.
Pamjet kapën panikun në turmë ndërsa njerëzit përpiqeshin të vraponin drejt një vendi të sigurt.
An elephant lost control during the annual offering at BP Angadi Mosque in Tirur, Malappuram, Kerala.
24 people injured, one is critical.
Vc: @ians_india pic.twitter.com/rncr9I3yvl— Vije (@vijeshetty) January 8, 2025
Shumica e lëndimeve ishin pasojë e situatës si rrëmujë për shkak të panikut.
Disa burra u panë duke u përpjekur të kontrollonin elefantin me zinxhirë dhe u deshën gati dy orë për ta vënë nën kontroll kafshën. /Telegrafi/