Site icon Telegrafi

Disa statistika për Ligën e Kampionëve

Të martën  zhvillohet derbi ndërmjet të Bayern Munichut dhe Lyonit në Allianz Arena.

Nga ndeshjet e të mërkurës që bien në sy është, përballja në mes të Interit dhe Werder Bremenit, në Giuseppe Meazza, si dhe ekipet e dy shqiptarëve, Lorik Canës dhe Arian Beqajt.

Marseille i Canës udhëton në kryeqytetin spanjoll për t’u takuar me Atletico de Madrid, ndërsa skuadra e Beqajt, Anorthosis, pret në shtëpi ekipin grek Panathinaikos.

Për të nxitur emocionet tuaja para ndeshjeve të radhës, po ju sjellim disa shifra më interesante të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve:

Fitoret më të thella:

8-0: Liverpool-Besiktas (06.11.2007)

7-0: Arsenal-Slavia Praga (23.10.2007)

7-0: Juventus-Olimpiakos (10.12.2003)

Më shumë gola në një edicion
12: Ruud van Nistelrooy (Manchester United, 2002-2003)

4 gola në një ndeshje:
– Marco van Basten,
– Simone Inzaghi,
– Dado Prso,
– Ruud van Nistelrooy,
– Andriy Shevchenko.

Tre golat më të shpejtë
– Për 10.03 sekonda: Roy Makaay për Bayernin në ndeshjen Bayern Munich – Real Madrid (1-1)
– Për 20.07 sekonda: Gilberto për Arsenalin në ndeshjen PSV Eindhoven-Arsenal (4-0)
– Për 20.12 sekonda: Alesandro Del Piero për Juventusin në ndeshjen Manchester United – Juventus

Exit mobile version