Site icon Telegrafi

Disa rrugë të Prizrenit përkohësisht pa ujë për shkak të punimeve në rrjet

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në lagjen “Bazhdarhane” të Prizrenit dhe rrugët përreth.

Sipas njoftimit të kompanisë, shkak për këtë ndërprerje janë punimet në rrjetin e ujësjellësit në lagjen “Bazhdarhane”.

Zonat e prekura nga kjo ndërprerje janë: Lagja “Bazhdarhane”; Rruga Nënë Tereza; Rruga Adem Jashari dhe Rruga e Flamurit, raporton Telegrafi.

Hidroregjioni Jugor ka bërë të ditur se furnizimi i rregullt me ujë do të rikthehet menjëherë pas përfundimit të punimeve, dhe ka apeluar për mirëkuptimin e qytetarëve. /Telegrafi/

Exit mobile version