Site icon Telegrafi

Disa pjesë të tri fshatrave të Mitrovicës përfshihen nga zjarri, nga zjarrfikësit thonë se “dikush po i ndez qëllimisht”

Fotografi ilustruese

Gjatë orëve të fundit, disa pjesë të tri fshatrave të Mitrovicës janë përfshirë nga zjarri.

Komandanti i zjarrfikësve për rajonin e Mitrovicës, Gëzim Mehmeti, për Telegrafin ka konfirmuar se zjarri ka përfshirë disa pjesë të Vaganicës, Kutllovcit dhe Suhodollit, shkruan Telegrafi.

Mehmeti është shprehur se këto zjarre “dikush po i ndez qëllimisht”.

“Në Vaganicë ka pasur zjarr, e kemi ndalë. Në tjetrën anë (në Vaganicë) na e ndezi dikush me qëllim, shkum e ndalëm, e lajmëruam policinë. Fillimisht kishte zjarr edhe në Kutllovc por e ndalëm, edhe në Suhodoll kishte zjarr sot”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi/

 

Exit mobile version