Një numër i madh i përdoruesve në forume kanë vendosur të zbrazin frustrimet e tyre për shkak të inboxit të zbrazët, e tani për tani nuk dihet nëse kjo është punë e Microsoftit, i cili e ka MSN-in nën pronësi, apo bëhet fjalë për një vepër të hakerëve.
“Ju lutem të më ndihmoni t’i kthejë. Të gjitha informatat mbi fëmijët e mi dhe fotografitë janë aty”, ka shkruar të shtunën një përdorues me emrin Zacgore.
Tjerët ankohen se shumica e e-mailave nga inboxet e tyre janë dërguar në dosjen për porosi të shlyera. Ende nuk dihet se sa ky problem është i shpërndarë, e vlen të theksohet se e-mailin e Hotmail e shfrytëzojnë rreth 360 milionë njerëz. Teknikët përgjegjës për mbështetje në këtë shërbim theksojnë se janë të vetëdijshëm për problemin dhe se janë duke punuar në rregullimin e tij.
Nga Microsoft theksojnë se me gjasë bëhet fjalë për një prishje të kufizuar, dhe u kanë kërkuar falje përdoruesve të këtij shërbimi. Në forumin e tyre ankesat janë shkruar 476 faqe ankesa në lidhje me këtë problem, e ato datojnë qysh nga fillimi i nëntorit të vitit të kaluar. /Telegrafi/