Site icon Telegrafi

Disa njerëz janë “të programuar” të dëshirojnë më shumë seks

Hulumtimi i shkencëtarëve amerikanë nga Universiteti i Kalifornisë (rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën Social Cognitive and Affectdive Neuroscience), tregojnë që truri i disa njerëzve është thjesht më i ndjeshëm ndaj ngacmimeve seksuale. Kjo në të vërtetë do të thotë që njerëzit e tillë shumë më lehtë eksitohen seksualisht se sa të tjerët, andaj edhe kanë numër më të madh të partnerëve seksualë.

Shkencëtarët me ndihmën e elektroencefalografit kanë studiuar reagimet e trurit të studentëve të psikologjisë, të cilët i kanë shikuar fotografitë e këndshme, të pakëndshme dhe neutrale. Krahas kësaj, ata i janë përgjigjur edhe pyetjes rreth jetës së tyre seksuale, transmeton Telegrafi. Në bazë të rezultateve të EEG-së dhe përgjigjeve të studentëve, shkencëtarët kanë konkluduar që truri i disa njerëzve është shumë më i ndjeshëm ndaj ngacmimeve seksuale, ndërkaq të tillët kanë pasur numër shumë më të madh partnerësh seksualë se të tjerët.

Ajo që është interesante të vihet në pah është ajo që në kuptimin e ndjeshmërisë më të madhe ndaj seksit nuk ka dallim midis meshkujve dhe femrave, përkatësisht është vërejtur që ajo dukuri në masë të njëjtë paraqitet edhe te meshkujt, edhe te femrat.

“Po, disa njerëz janë më të ndjeshëm ndaj ngacmimeve seksuale dhe shpesh gjenden në situata të tilla që mbase nuk janë edhe aq të këndshme për ta, mirëpo kjo përfundimisht nuk do të thotë që janë të varur seksualisht”, ka theksuar psikiatri Nicole Prause, njëri ndër ekspertët të cilët ka punuar në këtë hulumtim. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version