Site icon Telegrafi

Disa hapa për t’u bërë personi më interesant në dhomë

Njerëzit interesantë kanë një magnetizëm që i tërheq të tjerët drejt tyre. Disa e quajnë këtë besim në vetvete, të tjerë e quajnë karizëm apo sharmë. Një gjë është e sigurt: Të jesh një person interesant është shumë më mirë se thjesht të jesh tërheqës

Njerëzit janë interesantë për të njëjtën arsye që objektet dhe aktivitetet janë interesante. Ata u befasojnë në mënyra të reja dhe të papritura. Njerëzit interesantë janë të shkëlqyer në tregimin e historive dhe zhvillimin e bisedave të shkëlqyera.

Nuk ka një mënyrë të vetme për të qenë interesant/e, por ka disa mënyra kyçe që mund të të ndihmojnë për ta arritur këtë gjë. Disa nga ato janë:

1. Ji kurioz/e për njerëzit e tjerë

Një mënyrë e sigurt për të mbetur një person i mërzitshëm është të mos kesh kuriozitet. Kurioziteti për njerëzit të nxit të bësh pyetje më të mira. Gjithashtu, në këtë mënyrë e trajton secilin person si të kishte diçka të vlefshme për të shtuar në bisedë. Mos u bazo te bisedat e pavlera dhe bëj pyetje që i nxjerrin njerëzit nga të përgjigjurit në mënyrë të parashikueshme:

– Për çfarë je më i/e emocionuar tani në jetën tënde?
– A ke ndonjë projekt personal për të cilin je duke punuar?
– Cila ka qenë puna jote e ëndrrave kur ishe fëmijë?

Kur je një dëgjues/e i/e mirë dhe tregon interes për të tjerët, jo vetëm që mëson më shumë për jetën, por gjithashtu bëhesh më interesant/e për ta. Bërja e pyetjeve më të mira, së bashku me dëgjimin aktiv ndihmon që edhe më introvertët të mahnitin një grup njerëzish.

2. Zgjero perspektivën tënde

Shumica dërrmuese e njerëzve e kalojnë jetën duke reaguar ndaj gjërave që ndodhin përreth tyre. Nëse mësojnë aftësi të reja, është sepse puna ose shkolla e kërkon atë. Kthehen në shtëpi, shikojnë të njëjtat shfaqje, luajnë të njëjtat video lojëra, flasin me të njëjtit njerëz…e kupton idenë…

Fillo një aktivitet të ri në jetën tënde: Veprime që kërkojnë të dalësh nga shtëpia dhe të flasësh me njerëz të tjerë.

Këshillë ekstra: Kur mëson gjëra të reja, ndaji ato me të tjerët aty ku e sheh se është e përshtatshme. Kur ndan gjëra, qofshin dhurata ose informacion, gjithashtu shihesh si më tërheqës/e.

E rëndësishme është të gjesh diçka që të motivon. Njerëzit tërheqës kanë gjëra të cilat i bëjnë me pasion. Pasioni çon kuriozitetin e tyre në zbulime të reja dhe emocionuese.

3. Zbulo një rrugë për vetëpërmirësim

Ndërsa kafshët hanë, flenë, shumohen dhe kryejnë nevojat e tyre jetike, vetëpërmirësimi është unik për qeniet njerëzore. Vetëpërmirësimi duket në:

– Vlerësimin e herëpashershëm të qëllimeve të tua;
– Mësimin e gjërave të reja dhe përdorimi i tyre në mënyrë efektive;
– Përdorimi i logjikës për të kuptuar pse ke bërë gabime dhe si të përmirësohesh.

Të lexosh dhe të dëgjosh podcast-e të mira është një mënyrë e shkëlqyer për të filluar udhëtimin tënd të vetëpërmirësimit. Të lexosh libra mund të të ndihmojë të mësosh nga gabimet e të tjerëve.

4. Nxirre veten jashtë zonës së rehatisë

Nuk do të jesh interesant/e për askënd thjesht duke përsëritur mendimet dhe idetë e të tjerëve. Rreziko të thuash se si ndihesh. Përshtatu më situatën, por ji i/e vërtetë me veten tënde.

5. Prano veten tënde

Shumica e njerëzve kanë qasje të çuditshme ndaj gjërave. Pranoje këtë fakt duke e ditur se nuk je vetëm. Pranimi i vetes tregon se ke një sens humori.

6. Largohu nga shoqëria e gabuar

Ndonjëherë nuk mund të shfaqesh plotësisht ai/ajo që je thjesht sepse kufizohesh nga njerëzit me të cilët kalon shumicën e kohës. Nuk ka histori të reja ose më të mira sepse grupi yt shoqëror nuk bën asgjë të re. Dhe më shpesh nga sa mendon, ai grup miqsh nuk dëshiron të të shohë që ti po ia del mbanë më mirë se ata.

Kujdesu për energjinë tënde kur je me miqtë e tu. Nëse ndihesh vazhdimisht nën tension dhe i/e frikësuar për të ndarë mendimet e tua të vërteta, mund të jetë koha për të gjetur një grup të ri shoqëror. /Telegrafi/

Exit mobile version