Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se disa vendbanime të Komunës së Prizrenit do të mbesin pa furnizim me ujë, për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike të pompave në tri pika.
“Për shkak të erërave të forta, është ndërprerë furnizimi me energji elektrike në stacionet e pompave “Shpati”, “Vërmicë” dhe “Kojush 2”. Si rezultat, disa zona do të mbesin pa furnizim me ujë deri në rikthimin e energjisë elektrike dhe stabilizimin e sistemit të pompimit”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, raporton Telegrafi.
Zonat e prekura sipas kësaj kompanie janë:
Lagja “Kurillë” (pjesërisht)
Lagja “Janina” (pjesërisht)
Rruga “Ukë Bytyqi”
Lagja “Dardania”
Fshati Zhur
Fshati Vermicë
Fshati Dobrushtë
Fshati Shkozë
Fshati Planejë
“Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes”, thuhet në njoftim, teksa kërkohet edhe mirëkuptimi nga konsumatorët. /Telegrafi/