Telegrafi

Disa arsye pse të vdekurit shfaqen në ëndrrat tona

Ndonëse nuk janë më me ne, të dashurit që kanë ndërruar jetë nuk na braktisin kurrë.

Shumë njerëz flasin se si i vizitojnë në ëndrra, gjë që mund të jetë shumë realiste dhe e gjallë. Ëndrrat e tilla njihen si – ëndrrat e takimit.

“Babai dhe nëna ime vdiqën më shumë se dhjetë vjet më parë, një vit diferencë. Rreth gjashtë muaj pas çdo vdekjeje, pata të paktën një ëndërr shumë të gjallë me secilin prej tyre, apo edhe me të dy. Dhe nuk ishte një ëndërr e zakonshme, ndjenja ishte ndryshe”, thotë doktor Patrick McNamara.

Ëndrra të tilla shpesh kanë tema të përbashkëta:

“Për popujt tradicionalë, të cilët u jepnin peshë të barabartë apo edhe më të madhe ontologjike ëndrrave në krahasim me jetën reale, ëndrrat e takimeve ishin provë plotësisht bindëse se ekziston një botë shpirtërore dhe jetë pas vdekjes”, shpjegon McNamara, shkruan KP.

Ai shton se edhe në shoqërinë e sotme moderne, ëndrrat e tilla kanë një ndikim të rëndësishëm te të vdekurit. Shumë pranuan se ishin ëndrrat e takimit me të ndjerin që i ndihmuan të kalonin me sukses procesin e zisë dhe të vazhdonin jetën e tyre.

Ka një sërë arsyesh pse i ndjeri shfaqet në ëndrra: