Pastrimi i mollëve me ujë për disa sekonda nuk mjafton për t’i larguar pesticidet, dhe shkencëtarët tani kanë një këshillë më të mirë.
Sipas tyre, mënyra më e mirë për t’i larguar pesticidet nga mollët është duke i zhytur në ujë me sodë buke, transmeton Telegrafi.
Ky proces duhet të merr rreth 12 deri në 15 minuta, ndërsa mënyrë tjetër për të shmangur konsumimin e pesticideve është heqja e lëvorës së mollës.
Shkencëtarët e Universitetit të Massachussettsit kanë testuar disa mënyra për t’i larguar pesticidet nga pemët, dhe kanë zbuluar se metoda më e mirë është ajo me sodë buke.
Pesticidet i ndihmojnë pemët të mbijetojnë dhe t’i shmangin insektet, por nëse gëlltiten nga njerëzit, ato janë të dëmshme.
Efektet e tyre varet nga lloji i pesticideve dhe sasia që konsumohen.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pesticide të caktuara mund të kenë ndikim në zhvillimin e fetusit dhe të sistemit nervor të fëmijës. /Telegrafi/