Dinamo Zabreg ka arritur në mesin e tetë ekipeve më të mira në Ligën e Evropës, pasi eliminoi Tottenhamin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Ndeshjen e parë kroatët e kishin humbur 2-0, ndërsa sot fituan pas vazhdimeve 3-0. Kjo fitore ua siguri atyre edhe 1.5 milion euro shtesë.
Dinamo ka fituar më shumë se 11 milionë euro që nga paraqitja e tyre në Ligën e Evropës këtë sezon dhe do të ketë mundësinë ta shtojnë këtë shumë nesh futen në mesin e katër klubeve më të mira.
DINAMO JE U ČETVRTFINALU @EuropaLeague 💥🔥🤪🤪🤪🤪🚀🚀🚀🚀🔥🔥🔥🔥💙💙⚽️⚽️⚽️ GASI SVEEEEE 💥💥💥💥😎😎😎😁👏🏻👏🏻💪🏻
🏆 Dinamo – Tottenham 3:0 (3:2) 💥#dinamozagreb #UEL pic.twitter.com/QciHWD45XB
— GNK Dinamo (@gnkdinamo) March 18, 2021
Blutë e Zagrebit e nisën mirë që në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Dinamo fitoi grupin me katër fitore dhe dy barazime, gjithsej 14 pikë.
Meqenëse secila pikë në grup ishte vlerën e 190 mijë euro, Dinamo mori 2.66 milionë euro vetëm me efekti e pikëve.
Më parë, kampioni kroat mori 3.22 milionë euro falë rezultateve në raundet paraprake dhe 2.4 milionë euro të tjera bazuar në rezultatet evropiane në dhjetë vitet e fundit.
105' Dinamo – Tottenham 2:0 (2:2) ⚽️🔥 AJMO DINAMO 💥💪🏻😎💙⚽️🔥 #dinamozagreb #UEL pic.twitter.com/0WH13XD9u1
— GNK Dinamo (@gnkdinamo) March 18, 2021
Si fitues i grupit, klubi mori 1 milion euro shtesë dhe kalimi në fazën e nokautit vlente po ashtu gjysmë milioni tjetër.
Dinamo ku luajnë Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati, mori 1.1 milion euro për kalimin e Krasnodarit në raundin e 16-të.
WHAT DRAMA IN ZAGREB! 😮
🔥 Mislav Oršić = hat-trick hero
👏 Dinamo Zagreb = into last 8#UEL pic.twitter.com/745nG91AK8— UEFA Europa League (@EuropaLeague) March 18, 2021
Kështu, Dinamo ka fituar rreth 12 milionë euro këtë sezon nga garat evropiane.
Sezonin e kaluar, kampioni kroat fitoi rreth 30 milionë euro pas rezultateve të shkëlqyera në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/