Telegrafi

Dinamo Zagreb nxjerr në shitje fanellën legjendare të vitit 1990 – në atë kohë luante Kujtim Shala, ndërsa sot u prezantua nga Arijan Ademi

Dinamo Zagreb prezantoi fanellën e dytë nga pesë fanellat e koleksionit që rikthehen në kohë kujtesën e tifozëve të këtij klubi.

Këto fanella përfaqësojnë kopjet e fanellave që kanë një vend të rëndësishëm në historinë e klubit kroat.

Fanellat u zgjodhën duke kombinuar disa kritere, si rëndësinë historike, rezultatet sportive, ngjarjet e rëndësishme dhe atraktivitetin e dizajnit.

Sot është prezantuar edhe fanella e sezonit të paharrueshëm 1989/90, e cila është veshur nga një prej gjeneratave më të dashura në historinë e klubit, shkruan Index.hr.

 

Zvonimir Boban, Kujtim Shala, Drazen Ladic, Davor Suker, Andrej Panadic, Mladen Mladenovic e emra të tjerë që nën drejtimin e trajnerit Josip Kuze ishin kampionët e vjeshtës në Superligën e Jugosllavisë atë sezon dhe mbajtën vendin e parë deri në fund të kampionatit, përpara se Crvena Zvezda më e fortë e të gjitha kohërave tua merrte titullin.

Dinamo u rrëzua në fund të kampionatit, ndërsa ndeshja që nuk u luajt me Zvezdën, që u bë kampione e Evropës më pas, kishte brenda saj një prej historive më të njohura në futboll në atë kohë.

Në atë ndeshje të famshme ka ndodhur një përleshje masive ku ylli kroat Zvonimir Boban ka goditur një oficer policie.

Ajo fanellë tashmë është prezantuar nga klubi, me futbollistin shqiptar Arijan Ademi, ndërsa pjesë e prezantimit ishin edhe mesfushori Josip Mishic dhe sulmuesi Deni Juric.

Çmimi i fanellës së “Dinamo retro 1990” është 60 euro. /Telegrafi/