Dinamo Kiev e ka filluar në mënyrë mjaftë të mirë pjesën e dytë ndaj Skënderbeut.
Klubi ukrainas ka shënuar dy gola të shpejtë ndaj skuadrës shqiptare.
Fillimisht mesfushori Sydorchuk barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 47-të.
Vetëm tre minuta më vonë, zëvendësuesi Moraes shënoi për epërsinë e Kievit 2-1. /Telegrafi/