Ish-mesfushori i West Ham United, Dimitri Payet është larguar nga Marseille si lojtar i lirë.
36-vjeçari shpërtheu në lot teksa njoftoi largimin e tij në një konferencë për shtyp në Francë.
Duke folur për largimin e Payet, presidenti i Marseilles, Pablo Longoria, deklaroi: “Unë do të doja të falënderoja Dimitrin për gjithçka që ka sjellë në Olympique de Marseille gjatë gjithë këtyre viteve”.
“Përtej një talenti të jashtëzakonshëm, dua të përshëndes edhe dashurinë e tij për klubin, për tifozët dhe për qytetin”.
“I uroj më të mirat në fazën e ardhshme të jetës. Dimitri do të jetë gjithmonë në shtëpi këtu”, ka shtuar më tej ai.
Payet nuk udhëtoi në Gjermani me shokët e tij të skuadrës në Marseille për ndeshjet para-sezonale këtë javë për “arsye personale”.
Dimitri Payet, in tears after announcing that he’s set to leave OM.
🎥 @Steph13Freedpic.twitter.com/rdHHmfXT7P
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 21, 2023
Kontrata e tij ishte caktuar të skadonte në qershor 2024, por zyrtarët e klubit papritmas vendosën të ndërpresin marrëveshjen e tij një vit më herët.
Vetëm pak javë më parë, francezi zbuloi se nuk donte të largohej nga Marseille këtë verë.
Megjithatë, largimi i tij i papritur do të thotë se ai tani është një lojtar i lirë. Ai shënoi 78 gola dhe asistoi 95 në 326 paraqitje për klubin gjatë kohës së tij në Stade Velodrome. /Telegrafi/