Ai pendohet
Nëse vëreni që partneri juaj pendohet për shkak të tradhtisë të cilën jua ka bërë, përpiquni t’i mposhtni emocionet tuaja. Mbase vërtet i vjen keq, mbase tradhtia ka qenë një moment dobësie, mbase një sërë rrethanash kanë ndikuar që të bëjë atë vepër të gabueshme, transmeton Telegrafi.
Do të bëjë çdo gjë që sërish t’ju bëjë ta dashuroni
Ai tani dashurinë e shikon me sy tjetër, këtë gjë e vëreni. Do t’ju presë në derë me buqetë lulesh, ju mrekullon me veprime si xhentëlmen kur jeni në shoqëri, do t’ju bëjë të ndiheni e veçantë. Nëse jetoni bashkë, mos u befasoni nëse ju pret në shtëpi me drekën gati apo kur e shihni që e ka rregulluar banesën për mrekulli.
Në shtrat bëhet “egërsirë” e vërtetë
Partneri juaj pas tradhtisë dëshiron t’ju tregojë që jeni e vetmja princeshë në jetën e tij. Veprimet e tij në krevat flasin më shumë se një mijë kërkim falje, dhe mos u befasoni nëse dëgjoni shpërthime të reja butësie gjatë seksit.
E ardhmja e përbashkët
Bëhuni e mençur, vlerësoni a po e bën këtë vetëm sa për ta bërë apo tradhtia ia ka kthjellë mendjen dhe e ka kuptuar që ju jeni ajo e vërteta.
Nëse nuk i vëreni situatat e sipërpërmendura, apo së paku shumicën e tyre, është koha të pyesni se a mund t’ia falni tradhtinë.
Analizoni veprimet tuaja dhe të tijat dhe mendoni mirë a mund të vazhdoni tutje. Nëse zemra juaj thotë që duhet t’ia falni, bëjeni këtë sepse zemra nuk di të gënjejë. /Telegrafi/