Telegrafi

Dilema e madhe e Roberto Mancinit – Verratti apo Locatelli startues ndaj Austrisë

Manuel Locatelli shënoi dy gola kundër Zvicrës, përpara se Marco Verratti të kthehej në fitoren 1-0 ndaj Uellsit. Paraqitja e mirë e dyshes i ka shkuar paksa kokëçarje përzgjedhësit të Italisë, Roberto Mancini, për ndeshjen me Austrinë të shtunën.

Locatelli la përshtypje të mira në dy ndeshjet e para, kur Azzurri e filluar Euro 2020 me dy fitore radhazi me rezultat identik 3-0 ndaj Turqisë dhe Zvicrës.

Por Verratti u kthye në formacionin startues kur Mancini bëri tetë ndryshime ndaj Uellsit, pasi mesfushori i Paris Saint-Germain u rikuperua nga një dëmtim në gju që e mbajti atë jashtë për dy ndeshjet e para.

Nicolò Barella dhe Jorginho pritet të fillojnë në mesin e mesfushës kundër Austrisë në ndeshjen e parë të eliminimit direkt në Londër, ndërsa do të kishte hapësirë ​​vetëm për njërin nga të dy që u përmend më lartë.

Locatelli vjen nga një sezon i shkëlqyeshëm me Sassuolon dhe është i lidhur me një lëvizje në Juventus këtë verë, por ai do të vendosë për të ardhmen e tij pas Kampionatit Evropian.

Locatelli ka vetëm 12 paraqitje me Italinë, me ndeshjen e parë të zhvilluar nën urdhërat e Roberto Mancini më 7 shtator, 2020.

Nga ana tjetër, Verratti, ka luajtur 43 ndeshje me Azzurrët dhe ishte kapiten kur Leonardo Bonucci u zëvendësua në pjesën e parë ndaj Uellsit. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >