Të gjithë mendojmë se futbollistët kanë një jetë përfekte, me makina të shtrenjta dhe shtëpi të mëdha.
Por rrallë kush mendon se si kanë ardhur deri në profesionalizëm.
Shumica nga ta kanë vuajtur shumë, dhe një rast të tillë e ka edhe kapitenit i skuadrës nga La Liga, Leganes, Martin Mantovani.
Argjentinasi ka pasur një jetë të vështirë, ndërsa për herë të parë në karrierën e tij ka debutuar në La Liga me 32 vite.
“Fillimisht më është dashur të shkoja në Itali për ta marrë nënshtetësinë spanjolle. Atje kishte një grevë të autobusëve dhe të taksive. Nuk mund të përballoja të paguaj një natë në hotel dhe u detyrova të flija në stacion të trenit me të pastrehë të tjerë”, tha Mantovani për ‘Mundo Deportivo’.
Ai ka treguar se ka pasur një jetë të varfër dhe nuk ka qenë fare e lehtë për të të arrijë në La Liga.
“Kam qenë i varfër shumë unë dhe familja ime. Rrugëtimi për në La Liga ishte shumë i gjatë dhe aspak i lehtë”.
“Kur njerëz të ndryshëm flasin për jetën e një futbollisti mendojnë se është gjithçka e lehtë, por nuk është ashtu. Kam debutuar në Segunda Division me 30 vite ndërsa në La Liga me 32”, vazhdon rrëfimin e tij Mantovani.
“Duhet të besosh gjithmonë dhe të punosh shumë për ta arritur qëllimin. Nuk duhet të dorëzohesh asnjëherë”.
“Kam pasur një rritje të vështirë në karrierë, por tani mund ta kthejë kokën dhe e shikoj të kaluarën me krenari, pasi kam kapërcyer shumë barriera për të mbërritur këtu ku jam”, tha Mantovani.
Skuadra nga Madridi, Leganes është futur për herë të parë në histori të klubit në La Liga.
Mantovani karrierën ka filluar në akademinë e Atletico Madrid, ndërsa nga aty është transferuar në ligat e ulëta të Spanjës në ekipe si Leonesa, Baleares dhe Real Oviedo para se t’i bashkohej Leganes në vitin 2013. /Telegrafi/