Site icon Telegrafi

Dikur luante për Manchester United, tani ka ndërruar fytyrën dhe identitetin pasi talleshin me të (Foto)

Cristiano Ronaldo dhe Dong

E mbani mend sulmuesin kinez Fangzhuo Dong, i cili ka qenë pjesë e Manchester United?

Shumica nga ju nuk e dini as kush është, por kinezi ka qenë nën kontratë me ‘Djajtë e Kuq’, për katër vite.

Edhe pse ka luajtur vetëm një ndeshje me Unitedin, Dong iu bashkua gjigantit nga Liga Premier në janarin e vitit 2004 për 725 mijë funte.

Cristiano Ronaldo dhe Dong Fangzhuo

Ai luajti vetëm një ndeshje zyrtare në Ligën Premier ndaj Chelseat dhe ajo ndeshje ishte e pa vlerë pasi United kishte siguruar titullin e kampionit.

Djaloshi u huazuar nëpër klube të ndryshme si Royal Antwerpen e Legia Warshava, por karriera e tij në futboll ka qenë e dështuar.

Dong Fangzhuo gjatë prezantimit te Manchester United së bashku me trajnerin Sir Alex Ferguson

Në moshën 30-vjeçari ai i ka dhënë fund karrierës si futbollist me 81 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle ‘Marca’, Dong tani ka bërë një operacion plastik dhe ka ndërruar edhe identitet.

Deri tek ky veprim kinezi ka ardhur pasi nuk ka mundur t’i durojë talljet në vendin e tij për dështimin në karrierën e futbollit.

Dong do të mbahet mend si futbollisti i parë kinez që ka veshur fanellën e Manchester United.
Gjithsesi djaloshi mund të mburret pasi ka arritur edhe të luaj për Kombëtaren e Kinës në 13 ndeshje duke shënuar edhe një gol. /Telegrafi/

Fotografia që tregon se Dong ka ndërruar identitetin dhe fytyrën
Exit mobile version