Site icon Telegrafi

Dikur luante për Man United nën urdhrat e Ferguson, tani është bërë i panjohur pas ndërrimit të profesionit

I diplomuari në akademinë e Manchester United, Kieran Richardson, është tani i panjohur pasi ka marrë një profesion të ri pas pensionimit.

Richardson bëri debutimin e tij në United nën drejtimin e Sir Alex Ferguson në 2002 dhe do të vazhdonte të luante 81 ndeshje për “Djajtë e Kuq”.

Gjatë kohës së tij në “Old Trafford”, Richardson shënoi 11 gola, duke fituar Kupën e Ligës në 2006 dhe titullin e Ligës Premier në 2007.

Ai gjithashtu ka luajtur për Ëest Bromëich Albion, Sunderland, Fulham dhe Aston Villa në elitën e futbollit anglez, përpara se të përfundonte në Championship me ekipin e Cardiffit në vitin 2016.

Në nivel ndërkombëtar, Richardson bëri tetë paraqitje për Anglinë dhe shënoi dy gola. Që kur ka varur këpucët, 39-vjeçari ka ndjekur një tjetër pasion larg futbollit.

Richardson tani është një tregtar i orëve luksoze dhe merret çdo ditë me orë të shtrenjta. Ai iu bashkua akademisë së United në 2001 pasi fillimisht e nisi karrierën tek Ëest Hami.

Ai u rrit si një tifoz i Arsenalit, me të cilët “Djajtë e Kuq” luftuan për të shtrirë  dominimin në Ligën Premier në fillim të vitit 2000.

Ironikisht, Richardson kishte shënuar gol në një fitore prej 2-0 në raundin e pestë të Kupës FA ndaj Arsenalit ndërsa luante për Sunderland në 2012.

Nga fundi i karrierës së tij, e cila zgjati 14 vjet, Richardson filloi të humbiste dashurinë për futbollin dhe ta shikonte atë si çdo punë tjetër.

“Në fund të karrierës sime u bë punë, nuk e dashurova dhe e humba atë shkëndijë, prapë e shijova por e humba atë dashuri që kisha më parë”, kishte thënë fillimisht ai.

“Unë shoh futboll kaq shumë tani,  nuk kam parë kaq shumë si futbollist, nuk më interesonte shumë. Jam një tifoz i Arsenalit, por kur luan për një klub, nuk mund të mendosh për Arsenalin. Unë e eliminova Arsenalin nga Kupa FA dhe shënova kundër tyre”, përfundoi Richardson./Telegrafi/

Exit mobile version