Telegrafi

Dikur fitonte 1440 euro, sot paguhet 13.8 milionë funte: Ky ishte profesioni i parë i Nolitos

Reprezentuesi spanjoll ka zbuluar një pjesë të historisë së jetës para se të bëhej futbollist.

Për Manuel Agudo Duranin, ndryshe i njohur si Nolito, ishte profesioni i kasapit në rend të parë para futbollit në lagjen Sanlucar në Cadiz të Spanjës.

Lexo po ashtu Këtu mund ti lexoni të gjitha lajmet rreth Nolitos

“Unë kam punuar shitës si 15-vjeçar në një mishtore. Më pas në mbrëmje shkoja të stërvitja me skuadrën time”, rrëfen spanjolli, i cili atëbotë fitonte nga 30 euro në javë.

Ai është rritur nga gjyshërit e tij, të cilët i kishte nënë dhe baba dhe xhaxhallarët e tij i kishte si vëllezër.

Ndryshe, spanjolli aktualisht fiton 13.8 milionë funte në vit në Manchester City, ndërsa nesër do të vizitojë vendlindjen me rastin e takimit me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/