Reprezentuesi spanjoll ka zbuluar një pjesë të historisë së jetës para se të bëhej futbollist.
Për Manuel Agudo Duranin, ndryshe i njohur si Nolito, ishte profesioni i kasapit në rend të parë para futbollit në lagjen Sanlucar në Cadiz të Spanjës.
“Unë kam punuar shitës si 15-vjeçar në një mishtore. Më pas në mbrëmje shkoja të stërvitja me skuadrën time”, rrëfen spanjolli, i cili atëbotë fitonte nga 30 euro në javë.
Ai është rritur nga gjyshërit e tij, të cilët i kishte nënë dhe baba dhe xhaxhallarët e tij i kishte si vëllezër.
Ndryshe, spanjolli aktualisht fiton 13.8 milionë funte në vit në Manchester City, ndërsa nesër do të vizitojë vendlindjen me rastin e takimit me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/