Telegrafi

Dijon 0-4 Paris Saint-Germain, nota e Celinës dhe të tjerëve

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore si mysafirë i Dijonit me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së 27-të në Ligue 1.

Kampioni aktual francez i është kthyer fitores në Ligue 1, duke kaluar në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se liderët e Lille.

Golat në këtë fitore të parisienëve u shënuan nga Moise Kean (6’), Kylian Mbappe (32’, 51’) dhe Danilo Pereira (82’).

Lexo po ashtu PSG kthehet te fitorja, Bersant Celina i pafat pasi shkaktoi penallti

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli francez, Mbappe, i cili pas dy golave u notua me 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për dyshen e Dijon, Anthony Racioppi dhe Eric Junior Dina Ebimbe që u notuan me 5.6.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe ylli i Kosovës, Bersant Celina, i cili pati paraqitje jo të mirë duke u notuar me 5.9.

Notat e lojtarëve:

/Telegrafi/