Telegrafi

Dihen tashmë katër gjysmëfinalistët e Kupës së Kosovës

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës, ku pas tyre  janë kualifikuar në gjysmëfinale Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Istogu.

Është hera e parë pas një kohë të gjatë që dy klube nga Superliga dhe dy nga Liga e Parë arrijnë në këtë fazë.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet në javën e ardhshme.

Në gjysmëfinale zhvillohen dy ndeshje (vajtje-ardhje), dhe ato do të zhvillohen në muajin prill.

Shorti nuk është i dirigjuar dhe secila skuadër mund të ndeshet me secilën skuadër. /Telegrafi/