Telegrafi

Digne: Dua të qëndroj te Roma

Reprezentuesi i Francës, Lucas Digne, thotë se ai dëshiron të qëndrojë te Roma gjithmonë.

22 vjeçari erdhi te Roma nga PSG-ja dhe thotë se ai dëshiron të zgjasë qëndrimin e tij në Itali.

“Vërtet dua që të qëndroj te Roma sepse e dua këtë klub, tifozët dhe qytetin”.

“Kam luajtur shumë ndeshje për Romën këtë sezon, dhe ka qenë zhvillim i mirë për karrierën time si lojtar. Jam vetëm 22 vjeç, dhe natyrisht se kam mësuar shumë, por ndjenja ime eshte se kam qenë në mënyrë konstante duke u përmirësuar, andaj s’kam arsye për t’u alrguar”, u shpreh Digne. /Telegrafi/