Digjitalizimi i dokumenteve kadastrale në Gjilan, Salihu: Lehtësi për qytetarët në qasjen ndaj pronës
Yllka Ramadani
Komuna e Gjilanit është njëra nga katër komunat përfituese të projektit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës “Skanimi i dokumenteve të arkivuara kadastrale”.
Drejtori i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Gjilan, Bekim Salihu, ka bërë të ditur se rreth 270,000 dokumente të formateve të ndryshme do të skanohen.
“Përfitimet e skanimit dhe ruajtjes digjitale: mbrojtje më e mirë e dokumenteve nga dëmtimi apo humbja, qasje më e shpejtë dhe e lehtë në të dhënat kadastrale, përmirësim i shërbimeve për qytetarët dhe administratën”, ka thënë Salihu.
Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve publike, duke e bërë sistemin kadastral më efikas, transparent dhe të sigurt. /Telegrafi/