Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, ka njoftuar se po vazhdon djegia e kontenjerëve.
Nga kjo kompani kanë publikuar pamje, ku shihet djegia e një kontenjerit në Prishtinë.
“Djegia e kontejnerëve çdo ditë vazhdon të jetë prezente në kryeqytet. Sone në ndërrimin e natës, në Rr. “Robert Doll”, është djegur kontejneri nga persona të cilët hedhin mbeturina me mbetje zjarri”, thuhet në njoftim.
Tutje, thuhet se kompania “Pastrimi”, Sh.a në vazhdimësi ka bërë thirrje për ndalimin e kësaj dukurie, sepse veprimi i tillë jo vetëm që dëmton mjedisin dhe shëndetin tonë, por krijon pasoja për komunitetin tonë./Telegrafi/