Qindra migrantë kanë mbetur pa strehë mes kushteve të vështira të dimrit pasi një kamp u mbyll dhe më pas u dogj në Bosnjë-Hercegovinë.
Agjencitë e ndihmës u tërhoqën nga kampi Lipa, në qytetin veri-perëndimor të Bihacit, duke thënë se ishte e paqëndrueshme pa ujë dhe energji elektrike, raporton bbc.
Banorët e detyruar të largohen nga struktura, të vendosur për të siguruar strehim gjatë pandemisë Covid-19, plaçkitën pajisjet dhe u vunë zjarrin tendave, njoftoi policia teksa u raportua se askush nuk u lëndua, transmeton Telegrafi.
Disaster upon disaster in #Lipa #Bihac #BiH – as far as we know now a group of former residents put three tents and containers on fire after most of the migrants had left the camp. Luckily no casualties to our knowledge at this point but disaster nevertheless @UNmigration @UN_BiH pic.twitter.com/Ro7vtUFkcy
— Peter Van der Auweraert (@PeterAuweraert) December 23, 2020
Zjarret filluan vetëm disa minuta pasi kampi u mbyll, u njoftua, duke shtuar se mbyllja kishte lënë “të bllokuar” rreth 1,400 migrantë, përfshirë gra dhe fëmijë – duke e çuar numrin e atyre që kanë nevojë për ndihmë humanitare në zonë në gati 3,000.
Kampi Lipa u formua në përgjigje të mbylljes së kufijve kur shpërtheu pandemia e coronavirusit në fillim të këtij viti, duke i lënë njerëzit të bllokuar në rajon. Kushtet atje u përkeqësuan pasi negociatat për të instaluar komoditetet u takuan me kundërshtimin lokal.
Mijëra njerëz kanë hyrë në vend nga vende si Afganistani dhe Siria, duke shpresuar të kalojnë përtej kufirit për në Kroaci, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, shumë janë detyruar të qëndrojnë atje. /Telegrafi/