Site icon Telegrafi

Digjet ambasada ruse në Filipine, nuk ka viktima

Një zjarr ka shpërthyer në ambasadën ruse në Filipine, ku nuk ka persona të vdekur apo të lënduar, ndërsa stafi i ambasadës dhe familjarët e tyre janë evakuuar.

Këtë e ka bërë të ditur sot Ministria e Punëve të Jashtme ruse, e cila nuk ka dhënë shumë detaje.

“Nuk pati viktima apo të lënduar, punonjësit dhe anëtarët e familjeve të tyre që ndodheshin në ambasadë u evakuuan”, njoftoi departamenti i krizave.

Ministria deklaroi gjithashtu se “zjarri në ambasadën ruse në Manila u shua”.

Më herët sot, mediat filipinase raportuan se një zjarr shpërtheu në ambasadën ruse në Manila dhe u publikua një video që tregonte çatinë e ndërtesës duke u djegur. /Telegrafi/

Exit mobile version