Telegrafi

DigitalKosovo.org zbarkon në shqip

Portali për Diplomaci Digjitale falë të cilit Kosova ka filluar të integrohet në masë të madhe në ueb faqet e korporatave, aeroporteve dhe institucioneve të tjera më të mëdha të internetit tashmë ka zbarkuar me versionin shqip pas kërkesës së madhe të përdoruesve.

Ky projekt i ideuar dhe që po implementohet nga IPKO Foundation në kuadër të strategjisë për Diplomaci Digjitale që nga shtatori ka arritur që të integroj Kosovën në më shumë se 30 institucione, duke përfshirë këtu Aeroportin e Lublanës, Google, Facebook, W3C e shumë të tjera.

Qe nga fillimi, ky projekt është strukturuar dhe dizajnuar ne atë formë që t’i shërbej komunitetit. është ndërtuar me qëllim që të mbështes integrimin e Kosovës në botën digjitale dhe është zhvilluar në bazë te komenteve, sugjerimeve dhe vërejteve të përdoruesve.

Versioni shqip besohet se do sjellë një numër më të madh të aktivistëve të cilët mund të përfshihen në dërgimin e kërkesave për integrimin e Kosovës. Ata që e kanë pasur të vështirë që të orientohen në ueb platformë për shkak të gjuhës, tani nuk do ta kenë më një vështirësi të tillë.

Për të mësuar më shumë, shihni digitalkosovo.org.