Drita ka shënuar fitore përballë Feronikelit me rezultat 3-0 në kuadër të Digital Kupës së Kosovës. Në anën tjetër edhe Prishtina ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 3-2.
Gjilanasit edhe pse luajtën mirë në pjesën e parë, nuk arritën që të shënojnë. Në pjesën e dytë ndeshjen e hapi, Xhevdet Shabani.
Pastaj shënuan edhe Kastriot Rexha dhe Leutrim Kryeziu.
Prishtina në anën tjetër ka arritur të fitojë në derbin lokal me Flamurtarin me rezultat 3-2.
Malazezi Drashko Bozhovic shënoi dy herë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë Hajdini shënoi nga pika e bardhë për ta ngushtuar rezultatin në 2-1.
Januzi shënoi për 3-1, ndërsa Flamurtari shënoi në minutat e fundit të ndeshjes.
Në raundin tjetër kanë kaluar dhe Trepça ’89, Liria dhe Drenica.
Ndeshja mes Vëllaznimit dhe Beharit nuk është zhvilluar, pasi skuadra mysafire nuk ka udhëtuar fare./ Telegrafi/
Rezultatet
Drita – Feronikeli 3:0
Ulpiana – Drenica 1:5
Flamurtari – Prishtina 2:3
Kosova – Kika 4:1
Ramiz Sadiku – Vushtrria 1:6
Liria – KEK-u 4:1
Rahoveci – Galaksia (nuk u zhvillua)
Vëllaznimi – Behari (Behari nuk u paraqit në fushë)
Istogu – Vitia 2:0
Besa – Trepça ’89 0:4