Sot FFK me në krye Fadil Vokrrin mbajti takim me përfaqësuesit e klubeve të Vala Superligës së Kosovës e ku ishin të pranishëm edhe nënpresidenti Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.
Klubi i vetëm i cili nuk mori pjesë në takim ishte Feronikeli.
“Me gjithë dëshirën tonë të gjejmë një shtëpi televizive për transmetimin e ndeshjeve në Vala Superligë, vendore dhe jashtë fatkeqësisht vetëm Digitalbi ka shprehur interesimin për një gjë të tillë dhe ka ofruar shumën prej 200 mijë eurove”.
“Duke marrë për bazë gjendjen e tanishme në klubet e futbollit pas shumë diskutimeve përfaqësuesit e 11 klubeve u pajtuan veç klubit Feronikeli i cili nuk ishte i pranishëm në takim që këto mjete të ndahen në mënyrë të barabartë, por u kërkua edhe një mundësi e rritjes për 40 mijë eurove në mënyrë që klubet t’i marrin nga 20 mijë euro, që ju dha mbështetje presidentit Vokrri të bisedojë me kompaninë Digitalb”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Një ndarje ndryshe nga herët e kaluara kur gjysma e të ardhurave fillimisht janë ndarë mes klubeve, pastaj pjesa tjetër në bazë të renditje pas fundit të kampionatit. /Telegrafi/