Telegrafi

Digg ri-dizajnohet tërësisht, lansohet më 1 gusht

Në një postim në blog, një ekip prej 10 inxhinierëve kanë premtuar se do të vijnë me një pamje dhe funksionalitet tërësisht të ri të faqes, për t’ia rikthyer famën që faqja kishte në internet.

Megjithatë, publiku pret që Digg të mos shndërrohet në një version të News.me, një faqe tjetër e cila është në pronësi të Betaworks.

Sipas disa raporteve mediale, këto dy shërbime do të shkrihen në një produkt të vetëm, për të ofruar më shumë për vizitorët të cilët presin të kthehen në faqen e famshme. / Telegrafi /